E konfirmon Merkel, të hënën takon Edi Ramën

  • 28 April 2019 - 18:42
E konfirmon Merkel, të hënën takon Edi Ramën

Të hënën pasdite kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin e ka dhënë kancelaria gjermane me anë të një njoftimi për shtyp.

Në kuadër të Samitit për Ballkanin, të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar sot se samiti i Berlinit do të jetë një mundësi e mirë për hapjen e perspektivës për gjithë rajonin, ndërsa pret që kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ta bindin shtetin serb për njohjen e Kosovës.

Para nisjes për në Samitin e Berlinit, presidenti Thaçi në një konferencë për media ka thënë se Kosova shkon me qëndrime të qarta në këtë samit, ku edhe një herë ka përsëritur që Kosova është gatshme për vazhdimin e dialogut. 

(Kosova Sot)