Zbulohet: Ja pse janë nervozë Thaçi e Batoni, kjo është goditja që do tu japë Berlini

  • 28 April 2019 - 18:45
Zbulohet: Ja pse janë nervozë Thaçi e Batoni, kjo është goditja që do tu japë Berlini

Nesër në Gjermani do të mbahet Samiti i Berlinit i thirrur nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron ku do të mblidhen liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

Në Kosovë në prag të këtij Samiti, presidenti Thaçi, i ndihmuar edhe nga Baton Haxhiu kanë filluar ta sulmojnë ashpër Gjermaninë, që sipas analistëve është shteti që po mbron kufijtë e Kosovës. 

E sipas analistëve, nesër në Berlin do të marrë goditjen përfundimtare nesër Hashim Thaçi dhe piunët e tij ne Berlin lidhur me ndarjen e Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

Analisti politik, Nexhat Haziri për gazetën “Kosova Sot” tha se ky takim vetëm sa do t’i inkurajojë palët që të vazhdojnë dialogimin dhe se presioni për një gjë të tillë do të jetë i pashmangshëm.

“Mendoj se Samiti i Berlinit pritet që t’i vejë disa korniza dialogut Prishtinë –Beograd, duke i inkurajuar palët që të vazhdojnë dialogun. Po ashtu pritet që të ketë presion, sidomos presion gjerman për të dyja palët që ato të lëvizin nga pozicionet e tyre maksimaliste për të dhënë rast që dialogu të vazhdojë sa më parë dhe të të rezultojë me një marrëveshje, ndoshta në fund të këtij viti, por duke përjashtuar opsionin e ndarjes në vija etnike, marrëveshje kjo për të cilën kanë qenë të dakorduar Vuçiq dhe Thaçi, me përkrahjen edhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama”, u shpreh Haziri.

Ai shtoi se Samiti i Berlinit do t’i jap goditjen përfundimtare mendimit dhe idesë për ndarjen e Kosovës. 

“Nëse flasim për pozicionin gjerman, i cili është dhe behët kategorik kundër çfarëdo marrëveshje e cila bëhet mbi bazat e shkëmbimit të territoreve në vija etnike, dhe ndikimit gjerman në rajonin e Ballkanit, atëherë mund të themi se Samiti i Berlinit, do t’i jap goditjen përfundimtare planit Vuçiq-Thaçi për ndarjen e Kosovës, si marrëveshje në mes dy shteteve. Dhe është e kuptueshme që presidenti Thaçi dhe kasneci i tij Baton Haxhiu të shfaqen nervozë dhe agresivë për shkak se plani për të cilin ata kanë punuar fshehtas tashmë për fat të mirë mbetët vetëm një tentativë e tyre e zezë anti-kombëtare, e cila do t’i ipte fundi ekzistimit të Kosovës si shtet”, përfundoi për gazetën “Kosova Sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

(Kosova Sot)