Shkatërroi PTK-në, Qeveria vazhdon pazarin me Devollët

  • 28 April 2019 - 19:02
Shkatërroi PTK-në, Qeveria vazhdon pazarin me Devollët

Në numrin e nesërm të së përditshmes kosovare, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a po planifikon qeveria t`ia vazhdojë kontratën ZMOBILE-PTK duke favorizuar Devollët sërish, me justifikimin se nëse kinse nuk ia vazhdojnë do të pësojnë humbje edhe më të mëdha? Ekspertët në vazhdimësi e kanë përsëritur se e vetmja që mund ta shpëtojë Telekomin e Kosovës është prokuroria speciale e RK pas një hetimi serioz e të guximshme e gjetjeje të veprave penale me krim te organizuar në kontratën e Telekomit me Z-Mobil-in?! Si u instaluan qëllimshëm në Telekom servilë të politikës së inkriminuar?

Si u plaçkitë Telekomi përmes skemave dhe kontratave kriminale të dëmshme dhe me arbitrazhe të inskenuara nga po këta të instaluarit e mafio politikës të ardhur në vitin 2008? Si e krijuan nëntoka kriminale bashkë me pushtetarët e inkriminuar si autorë e dirigjues të krimit të organizuar edhe skemën e operatorit virtual mobil, që njihet me emrin Z mobile, për të zhvatur qindra miliona euro pa as edhe një investim, por edhe pa ligj e procedurë tenderike konkurruese?!

Pse edhe pse prokuroria është e vetëdijshme për krimet që janë bërë kundër Telekomit, nuk ka guxuar e nuk ka bërë asnjë hetim dhe nuk ka aktakuza për krimet e pandërprera që janë bërë në PTK pandalshëm, e sidomos në 11 vitet e fundit nga viti 2009, duke përfshirë edhe kontratën më kriminale të këtij 20 vjeçari të fundit e që është kontrata me Devollët tanimë të kriminalizuar!? A do të jetë pjesë e fundosjes së PTK-së dhe bashkautore edhe prokuroria e shtetit me heshtjen e saj e mosveprimin saj të pashembullt, dhe pse po frikësohet aq shumë Prokuroria e prokurorët nga kërcënimet e Devollëve dhe Hashim Thaçit si bashkë-ortakë në krim të organizuar të hap rastet kriminale në telekom dhe në institucionet më të larta në qeveri, kuvend , presidencë, në AKI, në polici ,në vet prokurorinë dhe në gjyqësor!?

Pse prokuroria Speciale prej vitit 2008 e deri tani në 2019-tën nuk denjoi të hap rastet për krimin e organizuar dhe shkatërrimin e PTK-së nga ish-kryeministrat dhe ish-qeveritë, në majat e pushtetit në të tre shtyllat e pushteteve të tejinkriminuara në 11 vitet e fundit? A frikësohet prokuroria se poqëse hapin rastet për ZMOBILE dhe të tjera kontrata kriminale, do të del që prapa këtyre kontratave qëndrojnë kapot e politikës së inkriminuar në krye me Hashim Thaçin të lidhur me nëntokën kriminale të krijuar nga vetë ai!? Çka thonë Prokuroria Speciale, ekspertët, analistët, deputetët, Z-MOBILE, qeveria për këtë marrëveshje siç u quajte kriminale dhe që e solli PTK-në në falimentim të pashmangshëm!?

Lexojeni gazetën numër një, të përditshmen kosovare, “Kosova Sot”.