Misioni i pamundur në Kosovë

  • 28 April 2019 - 19:04
Misioni i pamundur në Kosovë

Në numrin e nesërm të gazetës “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse është bërë pothuajse MISION I PAMUNDUR lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, sidomos pasiqë pushtetarët e nivelit te lartë që janë të lidhur me mafio-oligarkët dhe nëntokën kriminale kanë instaluar një kastë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të vetnënshtruar , që u japin llogari e përgjegjësi vetëm para mafio-oligarkëve të politikës e pushtetit kriminal sikur edhe ndaj mafio-oligarkëve të krimit të organizuar, dhe jo edhe ndaj ligjit e kushtetutës së vendit në të cilat kinse janë "betuar" në emër të popullit por para “Sulltanit president”!!!?

Figura të larta në gjyqësorin kosovar kanë deklaruar gjithmonë në fund të mandatit se ka paaftësi profesionale e jo kompetencë të policia, prokuroria si dhe te gjykatat . A është qëllimi i pushtetarëve të inkriminuar që sistemin e drejtësisë e kanë në xhep të vogël, që të kemi vetëm prokurorë, gjyqtarë dhe policë servilë, të shantazhuar dhe të inkriminuar,pasiqë vetëm me të tillët do të vazhdojnë ta mbajnë të kapur tërë sistemin e drejtësisë tërësisht të degraduar dhe pa asnjë vlerë!?

Lexojeni gazetën “Kosova Sot”