Mesazhi i Kadri Veselit për Samitin e Berlinit

  • 28 April 2019 - 19:33
Mesazhi i Kadri Veselit për Samitin e Berlinit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK’së Kadri Veseli ka lëshuar një mesazh për Samitin e Berlinit, një ditë para mbajtjes së tij.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “Berlini është kërthiza e Europës derisa Kosovës është kërthiza e Ballkanit”.

Ai ka thënë se që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara.

“Berlini është kërthiza e Europës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, ka shkruar Veseli.

 

(Kosova Sot)