Thaçi llogarit në Edi Ramën për kufijtë – publikon një foto simbolike pas aterimit në Berlin

  • 28 April 2019 - 20:30
Thaçi llogarit në Edi Ramën për kufijtë – publikon një foto simbolike pas aterimit në Berlin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka ka arritur në kryeqytetin e Gjermanisë, ku do të marrë pjesë, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, në një samit të thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Thaçi ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare, rrjetin social Facebook, në internet, një fotografi simbolike pas aterimit në Berlin.

Në fotografi shihet vetura e delegacionit kosovar, dhe në anën e majtë të saj ajo e delegacionit të Shqipërisë, që kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Thaçi ka lënë të kuptohet se llogarit në Ramën për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë! HTH”, ka shkruar Thaçi në legjendën e fotografisë.

(Kosova Sot)