Flet i riu që i mbijetoi shembjes së hotelit në Mitrovicë, s’po mund të bëjë gjumë

  • 28 April 2019 - 22:14
Flet i riu që i mbijetoi shembjes së hotelit në Mitrovicë, s’po mund të bëjë gjumë

Njëri nga të mbijetuarit e shembjes së ish-hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë rrëfeu momentet kritike kur ndodhi ngjarja. Ai ende e ka para syve tmerrin që përjetoi dhe nuk po mund të bëjë gjumë. Trajtimin te psikologu është duke e paguar vetë pasi askush nuk po interesohet për të.

Tre të mbijetuarit e shembjes së ish-hotel Adriatikut nuk është se janë në gjendje të mirë. Të paktën njëri prej tyre ka ende para syve tmerrin e 22 prillit kur bashkë me dy kolegët e tjerë për pak iu shpëtoi rrënojave.

Nga tentimet për të shpëtuar edhe është lënduar. Ndërsa pasi ishte ndalur rrënimi 20 vjeçari që preferon t’i ruhet identiteti kujton se ishte kthyer për të ndihmuar edhe kolegun e mbetur brenda objektit.

S.S. thotë se natën e fatkeqësisë qëndruan për shtatë orë në stacionin e policisë por nuk morën trajtim mjekësor ani pse patën nevojë.

E tani mjekimet e konsultimet me psikologun i paguan vetë ndërsa për ta nuk është interesuar askush nga institucionet.

(Kosova Sot)