Macron viziton Serbinë më 16 korrik

  • 28 April 2019 - 23:51
Macron viziton Serbinë më 16 korrik

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë më 16 korrik, njoftoi sonte presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vizita e Macron ishte planifikuar për vitin e kaluar, por ajo u shty për shkak të çështjeve të brendshme franceze.

Vuçiq do të takohet me Macron nesër në një konferencë në Berlin, ku do të zhvillohet një takim me krerët e Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë edhe Kosova.

(Kosova Sot)