Pamje nga aksidenti ku mbeti i vdekur një person në Podujevë

  • 29 April 2019 - 07:54
Pamje nga aksidenti ku mbeti i vdekur një person në Podujevë

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Bajçinë të Podujevës. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ndërruar jetë

Rastin për "Kosova Sot" e ka konfirmuar mbrëmë edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhë aksident  trafiku në fsh.Bajçinë te Podujeves, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Si pasoje e aksidentit janë lënduar dy persona, njeri prej tyre nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e  ka konfirmuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes.  Personi  tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info shihen ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot)