Weber: Parlamenti i BE-së, të ketë vetëm një seli qendrore

  • 29 April 2019 - 08:00
Weber: Parlamenti i BE-së, të ketë vetëm një seli qendrore

Parlamenti Europian duhet të zgjedhë mes njërës prej dy selive qendrore në Bruksel dhe Strasburg, sipas njërit prej kandidatëve pretendentë në zgjedhjet e ardhshme europiane, politikani gjerman, Manfred Weber.

Në një intervistë për “Grupin Mediatik Funke”, Weber hyri në një debat të vjetër brenda BE-së mbi faktin që parlamenti kalon shumicën e kohës në Bruksel, Belgjikë, por zhvillon sesionet plenare mujore në qytetin francez të Strasburgut.

Ai u shpreh se e kupton përse kostot e larta për të pasur dy qendra mërzisin shumë persona.

“Parlamenti Europian duhet të ketë të drejtën që të zgjedhë në mënyrë të pavarur se si do të organizojë punën e tij dhe nëse selia qendrore do të jetë në Strasburg apo Bruksel”, theksoi kandidati i qendrës së djathtë, Partia Popullore Europian, në këtë intervistë.

Strasburgu është selia zyrtare e Parlamentit, por komisionet mblidhen në në Bruksel. Ndërsa sekretariati, që mbështet punën e Parlamentit, e ka qendrën në Luksemburg.

(Kosova Sot)