Presidenti i Francës do të vizitojë me 16 korrik Serbinë

  • 29 April 2019 - 08:07
Presidenti i Francës do të vizitojë me 16 korrik Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë më 16 korrik, njoftoi mbrëmjen e djeshme presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Vizita e Macron ishte planifikuar për vitin e kaluar, por ajo u shty për shkak të çështjeve të brendshme franceze.

Vuçiç do të takohet me Macron këtë të hënë në një konferencë në Berlin, ku do të zhvillohet një takim me krerët e Ballkanit Perëndimor, ku merr pjesë  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri së bashku me presidentin e Kosovës.

(Kosova Sot)