Nëna 36 vjeçare qëllohet për vdekje para tre djemve të saj

  • 29 April 2019 - 08:26
Nëna 36 vjeçare qëllohet për vdekje para tre djemve të saj

Një grua në Çikago u vra në një dyqan celularësh nga një plumb para fëmijëve të saj.

Candice Dickerson, 36 vjeçare ishte në dyqan për të marrë një celular për një nga tre djemtë e saj si dhuratë për ta nderuara atë pasi kishte nota të mira.

Policia e Çikagos tha se një plumb që erdhi nga jashtë e goditi atë. Ajo u qëllua në pjesën e pasme të kokës para djemve të saj.

I dyshuari është ende në arrati.

(Kosova Sot)