Erdogan flet për terror dhe premton: Nuk do të dorëzohemi, Turqia …

  • 29 April 2019 - 08:35
Erdogan flet për terror dhe premton: Nuk do të dorëzohemi, Turqia …

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoëan, ka theksuar se vendi i tij nuk do t’i dorëzohet terrorit ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoëan mbajti një fjalim në programin e mbylljes së takimit të vlerësimit dhe konsultimit të zhvilluar në Ankara nga partia që ai drejton, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

“Ashtu siç nuk iu dorëzuam terrorit të armatosur dhe diplomatik, nuk iu dorëzuam dhe nuk do t’i dorëzohemi edhe terrorit ekonomik”, tha ai.

Duke vlerësuar zhvillimet e fundit ekonomike në vend, presidenti turk tha se, “Si raketat, bombat, plumbat që hidheshin në drejtim të kufijve tonë, edhe sulmet që bëhen muajt e fundit ndaj ekonomisë tonë janë të njëjta”.

Ai, më tej në fjalën e tij, theksoi se ekonomia e vendit ka vazhduar të stabilizohet në tremujorin e parë të këtij viti.

“Kur i shikojmë treguesit, mund të vërejmë se të gjitha të dhënat po tregojnë një trend pozitiv të rritjes”, u shpreh Erdoëan.

Erdoëan gjithashtu tregoi se vendi i tij në periudhën 4 vjeçare para tyre do të kalojë një periudhë pa zgjedhje. “Jemi të vendosur të zbatojmë një nga një transformimet strukturore”, theksoi ai.

“Nëse ne gjithë së bashku besojmë dhe punojmë në drejtim të synimeve tona, në vitin 2023 mund të shkojmë përtej kësaj”, tha Erdoëan në lidhje me vizionin e tyre 2023.

“As sulmet ekonomike dhe politike nga jashtë, e as farat e trazirave që dëshirohen të mbillen nga brenda, nuk do të na ndajë neve nga axhenda ynë e vërtetë”, theksoi presidenti i Turqisë.

(Kosova Sot)