“Kosova Sot”, gazetë e popullit, që denoncon krimin e organizuar

  • 29 April 2019 - 08:50
“Kosova Sot”, gazetë e popullit, që denoncon krimin e organizuar

Qytetarët: Me gjithë kërcënimet e pushtetarëve, gazeta “ Kosova Sot” prapëseprapë mbeti lidere e informimit në vend dhe në rajon

 Qytetarë të vendit, që janë lexues të devotshëm të gazetës, thonë se “Kosova Sot” mbetet një gazetë lidere, sepse temat që ajo i trajton janë të rëndësishme, e në veçanti informatat që ajo i plason për krimin e organizuar, korrupsionin dhe ryshfetin, që si dukuri kanë zënë rrënjë në Kosovën e pasluftës. Sipas tyre, “Kosova Sot”, sikurse që ishte një dritare e informimit në kohën e luftës, e tillë mbeti edhe në kohën e paqes dhe kjo e bën atë gazetën më të besuar, më të preferuar dhe më të lexuar në Kosovë

Image
Fazli Haxholli

Fazli Haxholli, qytetar

Është shumë e ditur që roli i të gjitha medieve të shkruara, që botoheshin gjatë okupimit në Kosovë, ishte shumë i domethënës, sepse ishin dritaret e vetme të informimit të qytetarëve, sidomos për rrjedhat e luftës, për krimet dhe gjenocidin e Milosheviqit që e bënte ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në këtë “zezonë” një rol të tillë me shumë rëndësi e pati gazeta “ Kosova Sot”, dhe pikërisht pse ishte një dritare e guximshme e informimit, gazeta njëherë u dënua me 300 mijë marka gjermane, kurse më pas, më 24 mars 1999, forcat serbe edhe e dogjën shtypshkronjën e “Kosova Sot”.

Por, për dallim nga mediet e tjera, që e ndryshuan kursin e tyre pas lufte, gazeta “ Kosova Sot’ nuk e ndryshoi atë kurs të pavarur dhe kritik, e në realitetin e ri politik të pasluftës po drejtohet kundër devijimeve në ndërtimin e shtetit. Si e tillë, “Kosova Sot” mbeti një gazetë lidere, sepse temat që ajo i trajton janë të rëndësishme, e në veçanti informatat që ajo i plason për krimin e organizuar, korrupsionin dhe ryshfetin që si dukuri kanë zënë rrënjë në Kosovën e pasluftës. Së këndejmi, gazetë “Kosova Sot”, sikurse që ishte një dritare e informimit në kohën e luftës, e tillë mbeti edhe në kohën e paqes. Kjo e bën gazetën “ Kosova Sot’, gazetën më të besuar, më të preferuar dhe më të lexuar në Kosovë, sepse është gazetë thjesht popullore.

Është e pavarur dhe nuk ndikohet nga politika ditore

Image
Ibrahim Xhaka

Ibrahim Xhaka, qytetar

E veçanta e këtij medium është se gazeta “ Kosova Sot” e kreu me sukses punën e vet si në luftë, ashtu edhe në paqe. Sepse, në kohën e luftës ishte dritare e madhe e informimit për vendin dhe ndërkombëtarë mbi gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Dhe, pikërisht për këtë gazeta juaj u dënua nga Serbia me 300 mijë marka gjermane, kurse më pas, më 24 mars 1999, falangat serbe edhe e dogjën shtypshkronjën. Por, menjëherë pas luftës ,”Kosova Sot”, pa asnjë frikë, vazhdoi me aktivitetin e saj, duke informuar qytetarët se çfarë po ndodh në Kosovë, duke u fokusuar me theks të veçantë në luftimin dukurive të këqija në vend. Prandaj, si e tillë, “ Kosova Sot’, në saje të punës së palodhshme, mbetet në nivel të misionit gazetaresk, se është e pavarur dhe nuk ndikohet nga politika ditore. Nuk ka mëdyshje se gazeta “ Kosova Sot” e kreu më së miri misionin e saj, sepse në kohën e luftës ishte një dritare e informimit të opinionit vendor dhe atij të huaj për krimet serbe që po bëheshin në Kosovë dhe dëbimin e 1 milion shqiptarëve autoktonë që ishin momentet më të vështira të popullit, pasi ishte një bllokadë e informimit. Por, falë punës së gazetës”Kosova Sot’, opinioni vendor dhe i huaj e mësoi të vërtetën se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe për pasojë gazeta,” Kosova Sot’ e pagoi shtrenjtë, sepse këtij mediumi, pasi që e dënuan paraprakisht me 300 mijë marka, forcat serbe, më 24 mars 1999, ia dogjën shtypshkronjën. Por ,edhe pasluftës, “Kosova Sot’ vazhdoi pa ngurruar ta ndjekë politikën e pavarur mediave, duke vazhduar me shkrimet mbi krimin dhe korrupsionin që po shfaqeshin në vendin tonë e që edhe sot e përcjellin Kosovën. Me gjithë kërcënimet e pushtetarëve, gazeta “ Kosova Sot” prapëseprapë mbeti lidere e informimit në vend dhe në rajon“

Trajtuese e problemeve të qytetarëve

Image
Ilmi Krasniqi

Ilmi Krasniqi, qytetar

“Kosova Sot” e nisi punën si gazetë popullore, në kohën e luftës, por edhe tani po vazhdon të jetë me të vërtetë gazetë popullore, informative dhe trajtuese e problemeve të të gjitha shtresave të popullit. Prandaj, shumica e qytetarëve tanë e dinë se gazeta “Kosova Sot” ishte mediumi i vetëm që e bëri punën me nder edhe gjatë luftës dhe po vazhdon tani edhe në paqe. Po e them në këtë mënyrë, pasi gjatë luftës “Kosova Sot” informoi guximshëm edhe opinionin vendor, edhe atë huaj me të bëmat e regjimit të Milosheviqit. Prandaj, kjo punë e guximshme e gazetës ”Kosova Sot”, në periudhën e luftës u bë halë në sytë e regjimit dhe pengesa e madhe në realizimin e qëllimit final, kriminal për spastrim të plotë etnik të Kosovës. Regjimi kriminal, fillimisht e dënoi me 300 mijë marka këtë medium, kurse më 24 mars 1999 e dogji shtypshkronjën e gazetës “Kosova Sot”. Sidoqoftë, “Kosova Sot” me informatat e saj për atë se çfarë gjenocidi po bëhej në Kosovë , e arriti efektin e saj, sepse ishte një opozitë e fortë e regjimit të Milosheviqit. Është për t’u çmuar edhe përkushtimi në punën e gazetës “Kosova Sot” pas lufte, ngase gazeta juaj me shumë sukses po e kryen misionin në luftimin e dukurive të dëmshme dhe nga ana tjetër po arrin edhe ta ruajë paanshmërinë dhe korrektësinë e informimit të opinionit publik.

(Kosova Sot)