SHBA rrit shpenzimet për ushtrinë – shifrat janë marramendëse!

  • 29 April 2019 - 09:37
SHBA rrit shpenzimet për ushtrinë – shifrat janë marramendëse!

Shpenzimet për ushtrinë amerikane janë rritur për herë të parë në shtatë vjet, duke reflektuar kështu politikën e administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është thënë në një raport të publikuar të hënën nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI).

Sipas raportit, shpenzimet për ushtri janë rritur në gjithë botën një vit më parë, në rreth 2.6 për qind apo 1.8 trilion dollarë.

Ky njëherësh ka qenë viti i dytë që ka shënuar rritje në shtimin e fondeve për këtë sektor, duke rezultuar me shpenzimet më të larta ushtarake nga viti 1988.

“Rritja e shpenzimeve në Shtetet e Bashkuara është nxitur nga zbatimi i programit të ri për armët nën administratën e Trumpit, që daton nga viti 2017, ka thënë drejtori i programit për armët në këtë Institut, Aude Fleurant.

Shtetet e Bashkuara me një shifër të rritjes prej 649 miliardë dollarë, kanë tejkaluar edhe buxhetet ushtarake të tetë shteteve tjera në listë, përcjell rel.

Kina po ashtu ka rritur shpenzimet për 83 për qind nga viti 2009, duke u renditur e dyta në listë, e përcjellur nga Arabia Saudite, India, e cila është duke modernizuar forcat e saj të armatosura dhe Franca.

Bazuar në gjetjet e raportit, Rusia nuk gjendet më në pesë vendet e para të listës, pasi buxheti i saj ushtarak është zvogëluar nga viti 2016.

Sanksionet e vendeve perëndimore kundër Rusisë, të vendosura prej vitit 2014, për shkak të konfliktit të saj me Ukrainën, është thënë të kenë ndikuar edhe në këtë buxhet.

(Kosova Sot)