Ky është 19 vjeçari që vdiq mbrëmë në aksidentin në Podujevë

  • 29 April 2019 - 10:08
Ky është 19 vjeçari që vdiq mbrëmë në aksidentin në Podujevë

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku si pasojë e tij një i ri ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe Emergjenca e Podujevës, teksa edhe një person tjetër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK të Prishtinës.

“Njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zëdhënësja për Informim e Policisë së Kosovës për rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personi që mbeti i vdekur nga ky aksident është Jahir Gashi (rreth 19 vjeç) nga fshati Dobërdol i Podujevës.

Image

(Kosova Sot)