Kryeministri i Holandës me biçikletë te Mbreti, kryeministri i Shqipërisë me super-eskortë te shqiptarët

  • 29 April 2019 - 10:33
Kryeministri i Holandës me biçikletë te Mbreti, kryeministri i Shqipërisë me super-eskortë te shqiptarët

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka shkuar me biçikletë në Pallatin Mbretëror për të njoftuar mbretin Willem Alexander se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë.

Ai u fotografua duke e parkuar biçikletën para pallatit, veprim që po bën xhiron e rrjetit nëpër botë.

Dhe kur e krahason me kryeministrin tonë, i cili drejton qeverinë e një vendi shumë herë më të dobët e më të varfër se Holanda, habitesh.

Edi Rama, siç është parë së fundmi në Shkodër e në Elbasan, lëviz me super-eskortë, i shoqëruar nga forca të shumta të Gardës, Policisë dhe forcave speciale.

Madje ai lëviz së fundmi edhe me valixhe antiplumb, pa harruar edhe jelekun antiplumb që nuk e heq në asnjë dalje të tijën publike.

Lëvizja me biçikletë e kryeministrit holandez bëhet me qëllimin e përcjelljes së mesazhit te qytetarët se ai është një njeri normal si gjithë të tjerët, pavarësisht postit që mban.

Ndryshe ndodh me kryeministrin tonë, që askush nuk e di, se nga kush mbrohet?…

(Kosova Sot)