Podujevë: Vëllai rrah motrën

  • 29 April 2019 - 11:07
Podujevë: Vëllai rrah motrën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në një familje në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshje

Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 10:00, ndërkaq, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që  i njëjti pas një mosmarrëveshje ka  sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot)