Rrëzohet teksa sfilonte, humb jetën modeli brazilian

  • 29 April 2019 - 11:15
Rrëzohet teksa sfilonte, humb jetën modeli brazilian

Një model 26-vjeç, ka humbur jetën pasi është rrëzuar në pistë duke sfiluar në Javën e Modës, në Sao Paolo.

Modeli Tales Soares, i cili ishte pjesë e sfilatës për markën Ocksa, u dërgua menjëherë në spital pas rrëzimit, por nuk mund të mbijetonte. Të pranishmit menduan se ngjarja ishte pjesë e shfaqjes, por gjithçka u bë e qartë kur zjarrfikësit vrapuan drejt tij duke e transportuar nga skena në ambulancë.

Image

Fotot që qarkullojnë në media tregojnë modelin pak para se ai të humbte ekuilibrin dhe të rrëzohej, ndërsa disa orë më parë ai kishte postuar në rrjete sociale foto rreth ngjarjes së modës.

 

(Kosova Sot)