Arratiset një i burgosur nga burgu i Lipjanit

  • 29 April 2019 - 11:30
Arratiset një i burgosur nga burgu i Lipjanit

Të dielën një i dyshuar i cili ishte në vuajte të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ka arritur të arratiset

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku i dyshuari i cili ishte duke e vuajtur dënimin për vepra të ndryshme penale, kishte arritur të arratiset, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

I njëjti është arrestuar dhe rikthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

(Kosova Sot)