Ish ambasadori godet rëndë Baton Haxhiun, ia numëron faktet një nga një

  • 29 April 2019 - 11:31
Ish ambasadori godet rëndë Baton Haxhiun, ia numëron faktet një nga një

Lulzim Peci, ish ambasador i Kosovës, përmes një postimi i është kundërpërgjigjur Baton Haxhiut, i cili ditë më parë deklaroi se Gjermania nuk e përkrahur Pavarësinë e Kosovës dhe bombardimet e NATO-s.

“Gjermania nuk e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, as bombardimet. Shteti që e ka ndihmuar seriozisht Kosovën në çdo aspekt është Britania e Madhe. Edhe më shumë se Amerika. Nga përvojat e mia të deritanishme, Gjermania nuk e ka përkrah aq shumë Kosovën”, ka thënë Haxhiu.

E ish ambasadori Peci thotë se këto deklarata janë për keqardhje. 

Postimi i plotë:

Per keqardhje jane deklaratat se Gjermania ka qene kunder intervenimit dhe pavaresise se Kosoves. Ja disa fakte qe e demantojne kete:

1. Ne prezencen e Presidentit te atehershem te Gjermanise Roman Herzog, ne shkurt te vitit 1995 ne Tirane u nenshkrua deklarata e perbashket ne mes Gjermanise dhe Shqiperise, ne te cilen kerkohej qe ceshtja e Kosoves te zgjidhej permes vetevendosjes te popullit te Kosoves. Gjermania u be keshtu shteti i pare perendimor qe publikisht e perkrahu vetevendosjen e Kosoves.

2. Ne takimin e Grupit te Kontaktit qe u mbajt ne mars te vitit 1998, Gjermania e shtroi ne tavoline vendosjen e trupave nderkombetare ne Kosove.

3. Gjermania e kundershtoi vendosjen e embargos se armeve ndaj UCK-se, ne korrik te vitit 1998, kur shumica e vendeve te NATO-s ishin per kete opcion. Le te kujtojme se cfare deklaroi Ministri i Jashtem Klaus Kinkel me 10 korrik 1998 “ Natyrisht, ju duhet te keni ne konsiderate se a mund te lejoheni nga pikepamja etike qe te preventoni shqiptaret e Kosoves qe te blejne arme per vetembrojtjen e tyre”, dhe ne te njejten linje reagoi edhe Minstri i Mbrojtjes, Volke Rue.

4. Neë York Times, me 10 qershor 1998, reportoi se “zyrtaret gjerman gjithnje e me shume po duket se jane te prirur per kursin ushtarak per ta ndalur dhunen ne Kosove”, duke i paraprire keshtu vendimit politik per intervenimin e NATOs ne Kosove. 

5. Aeroplanet gjerman, per here te pare pas Luftes se Dyte Boterore sulmuan nje vend tjeter, gjate intervenimit te NATOs ne 1999.

6 Ndihmat me te madhe pas SHBA-ve, si donor bilateral per Kosoven, i ka dhene Gjermania.

7. Gjermania e ka njohur Kosoven me 20 shkurt 2008, dhe e ka hapur ambasaden ne Prishtine nje jave me vone.

Duhet te jeshe i painformuar, apo dashakeq te thuash se Gjermania ka qene kunder intervenimit apo pavaresise se Kosoves.

(Kosova Sot)