ISIS planifikon një valë të re të sulmeve në Britani dhe Evropë

  • 29 April 2019 - 11:32
ISIS planifikon një valë të re të sulmeve në Britani dhe Evropë

Shërbimi sekret britanik, MI5, po heton planet e ISIS’it sipas të cilëve mendohet një valë e re e sulmeve në Britani të Madhe dhe Evropë, duke përdorur celulat e tyre të fshehta, raporton Daily Mail.

Këto paralajmërime vinë pasi që sulmi masiv i Sri Lankës, ishte monitoruar nga disa britanikë të cilët janë pjesë e ISIS-it, duke përfshirë edhe terroristin Jihadi John.

Abdul Lathief Jameel Mohamed, 36 vjeçar, po konsiderohet nga inteligjenca perëndimore, si njëri ndër ideatorët e planit për ta sulmuar Evropën. Ai e kishte shpërthyer veten gjatë sulmit në Sri Lankë, ndërsa pritet që pas ardhësit e tij, ta realizojnë planin e hartuar nga ai.

Tani, ekspertët frikësohen se Perëndimi mund të shohë më shumë vdekje nga ISIS-i, i cili morri përgjegjësinë për sulmin në Sri Lankë.

Grupi terrorist, thuhet se pritet të operojë përmes celulave të tyre, që për momentin janë pasive, për shkak të mposhtjes së ISIS-it në Siri dhe Irak.

Policia në Britani ka urdhëruar që kishat dhe xhamitë të përgatiten për kundër-terrorizëm dhe të mbajnë trajnime për mbrojtje.

Ky paralajmërim vjen nga shërbimet e sigurisë të cilat kanë gjetur sinjale se aktivitetet ekstreme, janë duke u shtuar në mënyrë të heshtur. 

(Kosova Sot)