Abazi zbulon pazarin e Thaçit me Serbinë

  • 29 April 2019 - 11:48
Abazi zbulon pazarin e Thaçit me Serbinë

Analisti politik Haki Abazi, për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se Thaçi po kërkon marrëveshje me Serbinë në këmbim të amnistisë nga Gjykata Speciale. 

"Është më se e qartë se Thaçi ka negociuar një marrëveshje me Vuçiqin që ka pjesë integrale një tregtim. Marrëveshja që parasheh normalizimin ka të bëjë në fakt me amnistinë e Thaçit nga Gjykata Speciale që Serbia do ta kërkonte përderisa Thaçi në kundër vlerë do t'i jepte veriun e Kosovës dhe do të amnistonte të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë gjatë luftës. Kjo tanimë nuk mund të realizohet, sepse gjermanët, por edhe amerikanët e francezët, kanë kuptuar mirë lojën e nëntokës së Ballkanit që është e interesuar të fillojë ndarjen e Kosovës dhe të Bosnjës, që është realizimi i idesë së Milosheviqit.”, ka thënë Abazi për “Kosova Sot”. 

“Me rënien e kësaj skeme të Thaçit dhe Vuçiqit, u hiqet edhe torta nga goja shumë rrjeteve ekonomike e kriminale në rajon dhe mendoj që sufleri i Thaçit është i trishtuar po aq sa Thaçi dhe Vuçiqi për fatin e tij në një rajon ballkanik, evropian. Fyerjet për Gjermaninë janë tipike të një njeriu gënjeshtar dhe të pafytyrë. Është një turp i madh të flitet për Gjermaninë dhe sidomos për kontributin e madh të Ëolfgang Ischeinger-it në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndihmën e madhe ushtarake e ekonomike që Gjermania ka dhënë gjatë dhe pas luftës dhe sidomos për rolin e Gjermanisë në operimin e qeverisë në ekzil dhe përkrahjen e diasporës kosovare", ka deklaruar analisti politik, Haki Abazi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)