“Çka janë ata njerëz duke pritur te dera?”: Haradinaj e fillon me kritika të ashpra takimin në ambasadën e Kosovës në Berlin (Video)

  • 29 April 2019 - 11:49
“Çka janë ata njerëz duke pritur te dera?”: Haradinaj e fillon me kritika të ashpra takimin në ambasadën e Kosovës në Berlin (Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që ka bërë në ambasadën e Kosovës në Berlin, takimin e ka filluar me kritika për një veprim të stafit të kësaj ambasade.

Përpara se të fillonte takimin me të ftuarit, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori Beqë Cufaj, Haradinaj ka ngritur një çështje, duke pyetur se pse disa njerëz ishin duke pritur.

Kështu, ai ka kërkuar që me ta të merret dikush menjëherë. 

Ndërkohë konsulli i është përgjigjur duke thënë se trajtimi i tyre është shtyrë për pas orës 13:00, shkaku i takimit me kryeministrin, gjë të cilën nuk e ka arsyetuar Haradinaj.

“Çka janë ata njerëz duke pritur te dera?… Praktika të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë”, u ka thënë Haradinaj, duke kërkuar nga konsulli që të dalë dhe të merret me ata njerëz.

 

Nervozohet Haradinaj: Marre është kjo, kryeni punë, ose unë qohem nga takimi

Posted by IndeksOnline on Monday, April 29, 2019



(Kosova Sot)