E la se ishte shumë xheloz, burri ngec brenda në tunel pasi përgjonte ish-bashkëshorten

  • 29 April 2019 - 12:06
E la se ishte shumë xheloz, burri ngec brenda në tunel pasi përgjonte ish-bashkëshorten

Bashkëshortja e la për xhelozinë e tij të tepërt. Por edhe pse të ndarë ai vazhdoi me të njëjtën sjellje derisa e pësoi keq.

Një 50-vjeçar ngeci brenda një tuneli, të cilin e gërmuar për të përgjuar ish-gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në Meksikë në qytetin Puerto Penasco dhe në ndihmë i erdhën ekipet e emergjencës. 

Sipas mediave lokale, ai është Cesar Arnoldo Gomez, i cili kishte gërmuar prej disa ditësh një tunel që lidhej me pjesën e pasme të shtëpisë së ish-bashkëshortes 58-vjeçare Griselda Santillan.

“El Universal” shkruan se Cesar kishte për synim të spiunonte ish-partneren e tij dhe ta kapte mat nëse ajo takohej me persona të tjerë.

Bëhet e ditur se ishte vetë 58-vjeçarja e cila njoftoi zjarrfikësit me pretendimin se po dëgjonte zhurma në pjesën e pasme të banesës.

Ekipi i emergjencës zbuloi tunelin ku gjeti disa thika dhe shishe uji. Gjithashtu gjetën edhe 50-vjeçarin, që kishte mbetur i bllokuar për 24 orë brenda tunelit.

Ai u dërgua në spital në gjendje të dehidratuar dhe mund të kishte edhe helmim të mundshëm. Cesar Arnoldo Gomez dhe ish-bashkëshortja e tij, Griselda Santillan, kanë qenë të lidhur për 14 vjet.

(Kosova Sot)