Kapen 11 kilogramë drogë në një autobus në Merdare – policia tregon ku ishin fshehur

  • 29 April 2019 - 12:09
Kapen 11 kilogramë drogë në një autobus në Merdare – policia tregon ku ishin fshehur

Mbi 11 kilogramë substancë narkotike është gjetur dhe konfiskuar mbrëmë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare. Substanca narkotike është gjetur një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër europian.

“Gjatë kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valigjeve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri qanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohëje, ku në brendësi të tyre janë gjetur  (11) njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë  me peshë 11 kg e 65 gram”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës drejtuar mediave.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e antidrogës –Prishtinë, njësia  K9 si dhe forenzika rajonale e Prishtinës e cila ka bere fotografimin, matjen dhe tërheqjen e dëshmive.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, perderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar.

(Kosova Sot)