Hertica akuzon Baton Haxhiun: Pion i Stanishiqit, i paguar nga Rusia

  • 29 April 2019 - 13:22
Hertica akuzon Baton Haxhiun: Pion i Stanishiqit, i paguar nga Rusia

Ndërsa, analisti Ali Hertica, Baton Haxhiun e quan pion të Stanishiqit e të pagur nga Rusia.

“Sulmet e ish- spiunit të Stanishiqit, Baton Haxhiu, që hedh vrerë kundër Gjermanisë, duke aluduar se Gjermania ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, është diçka që duhet të dënohet publikisht dhe të jetë person non grata e një servil i Hashim Thaçit.

Dihet botërisht se politika gjermane për shqiptarët është miqësore që Kosovës në çdo kohë Gjermania ishte dhe mbetet aleati më i besueshëm në Evropë, por këto akuza nga spiuni i Stanishiqit janë të paguara nga Rusia dhe shumë akuza të tjera, si këto nga një servil nuk do prishin kurrë miqësinë e kamotshme me miqtë ndërkombëtarë dhe ato botërorë.

Edhe pse do ketë edhe goditje për dy palët në këtë Samit, besoj se Thaçi do të mbetet më i godituri në këtë Samit”, ka thënë analisti, Ali Hertica.

(Kosova Sot)