Indonezia ndërron kryeqytetin, nuk është më Xhakarta

  • 29 April 2019 - 14:04
Indonezia ndërron kryeqytetin, nuk është më Xhakarta

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka vendosur ta ndërrojë kryeqytetin e vendit të katërt në botë për numrin më të madh të popullsisë. Sidoqoftë, ende nuk është caktuar qyteti i ri që do të zgjidhet si kryeqytet.

Vendimi i presidentit erdhi më pak se dy javë pasi vëzhguesit privatë të zgjedhjeve deklaruan se ai i ka fituar zgjedhjet e 17 prillit, ndonëse rezultatet zyrtare do të publikohen më 22 maj. Edhe kandidati tjetër, Prabowo Subianto, e ka shpallur fitoren.

Ministri Bambang Brodjonegoro tha gjatë një konference me gazetarë se ende nuk është vendosur se cili do të jetë kryeqyteti i ri i vendit aziatik, por tashmë dihet se Xhakarta nuk do ta ketë më këtë epitet.

“Ne dëshirojmë të mendojmë në mënyrë vizionare për përparimin e këtij vendi dhe ndërrimi i kryeqytetit kërkon përgatitje të hollësishme dhe të plota”, tha presidenti Widodo gjatë takimit me kabinetin qeveritar.

Kryeqyteti aktual, Xhakarta, është vendbanim i më shumë se dhjetë milionë banorëve dhe rreth 30 milionë banorë tjerë jetojnë në qytetet përreth, duke bërë që ky rajon të jetë shumë i ngarkuar.

Besohet se dëmi ekonomik nga trafiku i ngarkuar në Xhakarta është hiç më pak se 7 miliardë dollarë në vit, shkruan “Reuters”

(Kosova Sot)