Rikthehet modeli i dy Gjermanive si zgjidhje për raportet Kosovë –Serbi

  • 29 April 2019 - 14:44
Rikthehet modeli i dy Gjermanive si zgjidhje për raportet Kosovë –Serbi

Mediumi publik gjerman duke u thirrur në burime brenda qeverisë gjermane thotë se zgjidhja ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të bazohet në marrëveshjen e vitit 1972 ndërmjet Gjermanisë Perëndimore e Gjermanisë Lindore

Liderët ballkanikë kanë udhëtuar në Berlin për të shkëmbyer opinione me Angela Merkelin e Gjermanisë dhe Emmanuel Macronin e Francës. Mini samiti do të fokusohet në ofertat për të rikthyer bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Para samitit të Berlinit, i cili do të sjellë së bashku Kancelarën gjermane Angela Merkel, Presidentin Francës Emmanuel Macron dhe disa nga liderët e shteteve të Evropës juglindore, Deutsche Welle ka marrë vesh një mënyrë të re për Gjermaninë të rifillojë bisedimet e ngecura mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të afërta me qeverinë në Berlin thanë se një zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën mund të mbështet në modelin e marrëveshjes së vitit 1972 në mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.

Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt kryesoi marrëveshjen si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve kundrejt ish Republikës Demokrate të Gjermanisë dhe shteteve të bllokut lindor.

Marrëveshja u mundësoi dy shteteve gjermane të normalizojnë marrëdhëniet e tyre pa e njohur njëra tjetrën.

Serbia ende e konsideron Kosovën si provincë të saj edhe pse një rrebelim gueril I armatosur dhe bombardimet e NATO-s e detyruan Beogradit të tërheq forcat e saj 2 dekada më herët. Kosova e cila është e banuar më së shumti me shqiptarë ka shpallur pavarësinë më 2008.

Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar bisedimet për normalizim, por bisedimet kanë ngecur për shkak të hezitimit të Kosovës për të garantuar autonominë në regjionet e populluara me serbë dhe vendosja e papritur e taksës në produktet e importuara nga Serbia nëntorin e kaluar.

Pak gjasa për ndonjë përparim

Por a mundet politika për normalizim e ish Kancelarit Willy Brands të përdoret në rastin e Serbisë dhe Kosovës? Burime diplomatike I thanë Deutsche Welle-s se është vështirë se Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq do të nënshkruajë ndonjë dokument që e ndalon Serbinë për të penguar Kosovën për tu anëtarësuar në institucione ndërkombëtare. Në terma praktikë, Beogradi do të konsideronte një zotim të përbashkët për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Vuçiq është munduar të zvogëlojë pritjet para Samitit të Berlinit. Në paraqitjen për televizionin Pink të dielën, Vuçiq tha se në Berlin nuk do të ndodhë asgjë që do të ketë pasoja dhe se samiti do të shërbejë vetëm për të qetësuar gjakrat e palëve.

Sinjalet nga Prishtina ishin jo edhe aq inkurajuese. Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi tha se nuk do të pritet shumë nga bisedimet, Kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi dëmshpërblime të luftës nga Serbia para se të niset për Berlin.

Do të varroset ideja për shkëmbim territoresh

Edhe pse samiti i së hënës mund të shërbejë për një qëllim mjaft të rëndësishëm, përfundimisht do të varrosë idenë kontraverse për të shkëmbyer territore mes Serbisë dhe Kosovës.

Të dy palët hodhën në sipërfaqe këtë zgjidhje, e cila do të fuste një regjion te populluar me shumicë serbe nën autoritetin e Beogradit dhe Kosova do të merrte disa nga qytetet e dominuara me shqiptarë në Serbi. Sidoqoftë disa zyrtarë ndërkombëtarë druajnë se ridefinimi I kufijve do të shkaktote konflikte të reja të përgjakshme në Ballkan, shkruan “Deutsche Welle”

(Kosova Sot)