Vritet me plumb në kokë vajza 8 vjeçare, ja për çfarë dyshojnë të afërmit

  • 29 April 2019 - 14:55
Vritet me plumb në kokë vajza 8 vjeçare, ja për çfarë dyshojnë të afërmit

Një vogëlushe 8 vjeçare ka humbur jetën sot në rrethana tragjike.

Vogëlushja ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj, kur papritur është qëlluar me një plumb në kokë, duke humbur jetën menjëherë.

Ngjarja ka ndodhur në Thebes të Greqisë.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, vogëlushja nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra. 

Të afërmit e saj thanë se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë një festë pranë shtëpisë së tyre ku kishte të shtëna me armë.

(Kosova Sot)