Vuçiq përsëri i dërgon dhuratë Mogherinit

  • 29 April 2019 - 15:07
Vuçiq përsëri i dërgon dhuratë Mogherinit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Berlin, para fillimit të punimeve të samitit mbi Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më vonë.

Vuçiq me këtë rast i dhuroi kryediplomates evropiane një shportë vezësh të pashkëve.

“Dhurata e Pashkëve – Presidenti Vuçiq  i solli një shportë të vezëve të Pashkëve Federica Mogherinit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri,” thuhet në faqen  në Instagram të presidentit serb. 

Samiti mbi Ballkanin Perëndimor po mbahet në organizimin e udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

(Kosova Sot)