Bieber: Merkel e Macron duan t’i kthejnë nën kontroll bisedimet Kosovë –Serbi

  • 29 April 2019 - 15:09
Bieber: Merkel e Macron duan t’i kthejnë nën kontroll bisedimet Kosovë –Serbi

Florian Bieber, eksperti për Europën Juglindore që është profesor në Universitetin e Gracit duke komentuar Samitin e Berlinit ka thënë se “të mëdhenjtë” tani duan të merren me Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, Angela Merkel dhe Emannuel Macron tani duan të jenë në një anë dhe ti vënë nën kontroll bisedimet e pasuksesshme të BE’së.

Duke folur për gazetën vjenezë “Kurier” Bieber ka thënë se Gjermania po përpiqet që një herë e përgjithmonë ta mbyllë çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Bieber ka komentuar edhe mungesën e Austrisë në Samit duke thënë se Vjena në këtë proces nuk ka luan ndonjë rol të rëndësishëm.

“Politika e Jashtme e Austrisë me qeverinë aktuale e ka humbur peshën në rajon” ka vlerësuar Bieber. Ndërsa gazeta Kurier vlerëson se çështja e dialogut është pika kryesore e rendit të ditës në Berlin.

Kurier shkruan se para se të vendoset taksa Mogherini, Hahn dhe Austria bashkë me Macron i kishte dhënë mbështetje idesë së ndryshimit të kufijve. Por, sipas Kurier, kritikuesit idesë thonë se kjo ide e hapë të ashtuquajturën Kuti të Pandorës.

(Kosova Sot)