Nesër tërhiqet shorti për zgjedhjet në veri

  • 29 April 2019 - 16:37
Nesër tërhiqet shorti për zgjedhjet në veri

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të katër komunave veriore do të mbahen me simbole të shtetit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nesër do të bëj tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunave veriore.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se nesër (e martë, 30 prill, ora 11:00) do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletevotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

Elezi, ka thënë se fletëvotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore do të bëhen njëjtë si në vitin 2017, pra me simbole të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot)