Gjermanët me një propozim për Kosovën e Serbinë

  • 29 April 2019 - 16:39
Gjermanët me një propozim për Kosovën e Serbinë

Deutche Welle njofton se qeveria gjermane ka një mënyre të re për të rinisur bisedimet mes Kosovës e Serbisë, nxjerr mësim nga lufta e ftohtë dhe një marrëveshje e 1972’së mes Gjermanisë Perendimore dhe asaj Gjermanisë Lindore. 

Sipas burimeve të afërta të Deutche Welle në qeverinë gjermane thonë se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës do të mund të modelohet sipas marrëveshjes së propozuar nga Kancelari i Willy Brand si pjesë e politikave të atëhershme të tij për uljen e tensioneve në relacion me bllokun lindor dhe Gjermaninë Lindore.

Marrëveshja e atëhershme toleronte që të dy shtetet gjermane të normalizonin marrëdhëniet mes tyre pa e pasur të nevojshme të njohin formalisht shtetësinë e njëri tjetrit. 

A janë këto politika të frymëzuara nga Ish Kancelari gjerman Willy Brand të përshtatshme për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, burime diplomatike i kanë thënë Deutche Welle se ka pak gjasa të ndodhë, pasi që edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë deklaruar se nuk presin zhvillime të reja nga ky mini samiti për ballkanin perëndimor.

(Kosova Sot)