Margaret Thatcher: Ndihesha si hamall

  • 29 April 2019 - 16:38
Margaret Thatcher: Ndihesha si hamall

Këto janë fjalët që mund të vinin nga ndonjë feministe e shekullit XXI, që e ka të vështirë të përshtatet me kërkesat e një karriere të lartë dhe atyre të amësisë. Por, për habi, që në vitin 1954 - shumë kohë para se të flitej rreth asaj se a mundet femra "t'i ketë të gjitha" - një Margaret Thatcher e re shprehte filozofinë e saj rreth balancës së saj punë-jetë. 

Pikëpamjet e saj rreth ndjekjes së një karriere në gjyqësi dhe kryerjes së detyrave të amësisë

Ishte një kohë kur rolet e meshkujve dhe të femrave ishin të ndara qartazi. Politikanet ishin të rralla, por sikur që e dimë, nuk kishte gjë që mund ta ndalte të bijën e shitësit të zarzavateve nga Grantham që të arrinte kulmin. Kur kishte vetëm 28 vjet, Thatcher ndante pikëpamjet e saj rreth ndjekjes së një karriere në gjyqësi dhe kryerjes së detyrave të amësisë, në një artikull jo të rëndomtë për një publikim të Partisë konservatore, ku thoshte se, kryerja e punëve të shtëpisë dhe përkujdesja ndaj fëmijëve, e bënte të ndihej hiç më shumë sesa vetëm një hamall. Asokohe ajo ishte avokate e sapokualifikuar, me binjakët tetë muajsh, Carol dhe Mark, dhe tanimë kishte marrë pjesë në dy palë zgjedhjesh. Si rezultat i kësaj, atë shpesh e pyesnin se si gjente kohë për të bërë të gjitha ato punë që i bënte. Ajo ishte përgjigjur në një rast me fjalët: 'Mund të arrini aq shumë brenda një dite, nëse mendoni përpara për atë që duhet bërë dhe nëse bëni një organizim të mirë të gjërave'. 

Personalitet të fuqishëm dhe dominues

Kjo përgjigje mund të merret parasysh edhe sa i përket udhëheqjes së vendit nga ana e saj, edhe pse ajo nuk do të bëhej kryeministre edhe 25 vjet të plota. Në atë artikull, Thatcher thoshte se femrat duhet të sigurohen që gjërat të bëhen "me një efikasitet maksimal, në një kohë sa më të shkurtër". Në pyetjen e rëndësishme, se si ndikohen familjet nga nënat që punojnë, ajo thotë: 'Përgjigja varet në tërësi nga gruaja në fjalë. Nëse ajo ka personalitet të fuqishëm dhe dominues, atëherë ndikimi i saj personal është aty gjatë tërë kohës dhe edukimi i fëmijëve ndjek linjat të cilat i përcakton ajo". Sipas saj, femrat me të vërtetë mund t'i kenë të gjitha, por vetëm nëse punojnë shumë në këtë drejtim. 

(Kosova Sot)