Gazeta gjermane ZDF: Nuset humbasin dasmën e tyre për shkak të vizave

  • 29 April 2019 - 17:16
Gazeta gjermane ZDF: Nuset humbasin dasmën e tyre për shkak të vizave

Gazeta e madhe gjermane ‘ZDF’ është duke zgjuar një interesim të madh për çështjen e Kosovës.

Në një artikull të kushtuar Kosovës, ata kanë shkruar që çështja e mos liberalizimit të vizave është një shfaqje komedi dhe Kosova është një yll në të.

“Atje, violinistët humbasin një koncert ose nuset humbasin dasmën e tyre sepse lista e pritjes së vizave në ambasadat e BE-së është shumë e gjatë ose dokumentet e kërkuara nuk janë të plota.”, ishte shkruar në artikullin e ZDF. 

Tutje, aty shkruhej se si Serbia e kishte ‘mërzitur’ Kosovën në Interpol dhe si erdhi deri tek vendosja e taksës.

Gazeta gjermane shkruan se këto zhvillime mund të prishin marrëdhëniet në Ballkan.  Pastaj ata shkruan një historik të shkurtër për Kosovën, nga mesjeta deri në shpalljen e pavarësisë.

(Kosova Sot)