Vjen thirrja për Kosovën: Baton Haxhiu të shpallet person non grata

  • 29 April 2019 - 18:25
Vjen thirrja për Kosovën: Baton Haxhiu të shpallet person non grata

Sot do të mbahet Samiti i Berlinit i thirrur nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, ku do të mblidhen liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në prag të këtij Samiti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sulmuar aleatin kryesor të Kosovës pas SHBA-së, Gjermaninë, e cila po e mbron territorin e Kosovës nga copëtimi i saj. Sipas Thaçit, nga Berlini nuk duhet të pritet mrekulli. 

Po ashtu, edhe pioni i Thaçit, siç e quajnë analistët, Baton Haxhiun, i cili ka shokuar me deklaratën se, Gjermania nuk e ka përkrahur asnjëherë pavarësinë e Kosovës dhe as bombardimet e NATO-s në Serbi. Analistët thonë se arsyeja e sulmeve të Thaçit dhe Haxhiut lidhet me atë se Gjermania është pengesa kryesore për realizmin e projektit për copëtimin e Kosovës në llogari të Serbisë edhe sot fashiste.

Image
Bislim Aliu

Ata kërkojnë shpalljen person non grata të Baton Haxhiut.

"Pa dyshim, presidenti ynë Hashim Thaçi, me deklaratat e tij, nuk po e luan rolin e vet si president i Kosovës. Dhe, në vend që të jetë mirënjohës dhe falënderues Gjermanisë, ai po e sulmon aleatin kryesor të Kosovës pas SHBA-së, e cila me këmbëngulje po e mbron tërësinë territoriale të Kosovës nga copëtimi i saj?! Gjithsesi, ky është skandal dhe patjetër duhet të shpallet person non grata Baton Haxhiu, spiun i përbetuar i Thaçit, i cili mbrëmë, deklaroi se Gjermania nuk e ka përkrahur asnjëherë pavarësinë e Kosovës dhe as bombardimet e NATO-s në Serbi?! Thaçi hapur po e lufton Gjermaninë dhe kancelaren Merkel, vetëm pse kategorikisht është kundër prekjes së kufijve dhe ndarjes së Kosovës! Ai këtë po e bën vetë, por edhe përmes tellallit të tij, Baton Haxhiut. Thaçi po e sheh Gjermaninë, si pengesën kryesore, për realizimin e idesë së tij, për copëtimin e territorit të Kosovës, në llogari të Serbisë kriminale e gjenocidale, por edhe për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale?!", ka thënë analisti politik, Bislim Aliu për "Kosova Sot",