Gjyqtarët e prokurorët mercenarë, marrin peng të ardhmen e Kosovës

  • 29 April 2019 - 19:02
Gjyqtarët e prokurorët mercenarë, marrin peng të ardhmen e Kosovës

Nesër në “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse në Kosovë për 20 vite rresht, lufta më e madhe që bëhet është lufta për pushtet, sepse duke qenë në pushtet, qoftë në nivelin qendror apo atë komunal, bënë që këta pushtetarë të fitojnë nga ryshfeti, korrupsioni, shpërdorimi, tenderomania dhe abuzimi me pozitën zyrtare? Pse mekanizmi korruptiv nuk do të mund të funksiononte, nëse secila hallkë nuk është nën kontrollin e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale? Si ndahet fitimi kriminal për 20 vite rresht, qoftë në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, mes pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve?

Si bëhet i tërë ky biznes i ligë e i poshtër në kurriz të kosovarëve të varfër, ndërkaq që sistemi i drejtësisë hesht dhe mbyllë sytë e nuk vepron!? A e kanë marrë peng të ardhmen e Kosovës gjyqtarët e prokurorët mercenarë të cilët me heshtjen e tyre ndaj krimit dhe korrupsionit e kanë bërë këtë shtet të pajetueshëm dhe ku shkelen me të madhe të drejtat e njeriut? Deri kur drejtësia në Kosovë do të punojë VETËM nën urdhrat e mafio-politikës së inkriminuar dhe mafio-oligarkëve të kriminalizuar!? Si po i shpëtojnë drejtësisë politikanët e inkriminuar, si në nivelin lokal poashtu edhe në atë qendror, të cilët janë të lidhur me nëntokën si dhe mafio-oligarkët e inkriminuar, pjesë të krimit të organizuar, i cili rrjet kriminal vazhdon dhe punon pa ndërprerë në mënyrë më kriminale!?

Deri kur drejtësia kosovare do të bëj AVOKATINË krimit e korrupsionit duke mos hapur e hetuar mijëra dosje të krimit të organizuar të politikanëve të inkriminuar dhe mafio-oligarkëve të lidhur me ta, mbi të cilat prokurorët po bëjnë gjumin e rehatshëm , e të cilat dosje iu flenë në sirtarët e tyre, shumica edhe si kallëzime penale të denoncuara nga vet qytetarët dhe bizneset e palidhura me krimin e organizuar!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm gazetën “Kosova Sot”.