Publikohet fotoja familjare e Samitit të Berlinit – si i radhitën liderët Merkel e Macron

  • 29 April 2019 - 22:06
Publikohet fotoja familjare e Samitit të Berlinit – si i radhitën liderët Merkel e Macron

Pas përfundimit të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë renditur mysafirët e tyre për foton familjare.

Ajo çka bie në sy është qëndrimi në skaje të kundërta të liderëve kosovarë dhe atyre serbë.

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi shihet në anën e majtë të fotografisë, derisa prapa tij qëndron kryeministri Ramush Haradinaj. Afër tyre qëndron edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kancelarja gjermane si mikëpritëse e këtoj takimi qëndron në qendër, ndërkohë në krahun e djathtë të saj e ka presidentin Emmanuel Macron. Në anën e majtë të Merkelit gjendet Federica Mogherini e cila fillimisht nuk kishte pasur ftesë për këtë takim por erdhi aty vetëm pasi presidenti i Komisionit Evropian, Johannes Hahn nuk pati mundësi të ishte i pranishëm në takim.

Samiti i Berlinit është vazhdimësi e marrëveshjes së Procesit të Berlinit të nënshkruar në vitin 2015.

Ndryshe Procesi i Berlinit është zotimi i liderëve të BE’së për zgjerim të bllokut në Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot)