Shpërthejnë akuzat, Shpendi me mafinë ndërtimore e rrënuan Prishtinën

  • 30 April 2019 - 07:41
Shpërthejnë akuzat, Shpendi me mafinë ndërtimore e rrënuan Prishtinën

Guraziu: Që nga maji i vitit 2014, Shpend Ahmeti kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar de-facto i krimit të organizuar që ekzistonte, e që fillet i kishte që nga vitet 2001/2002

“Shpend Ahmeti pronarët e tokave në Prishtinë i kushtëzon që për të marrë leje ndërtimi ata t`ua japin tokat e veta kompanive të ndërtimit, të cilat ai i preferon dhe janë në interes të mafisë së ndërtimit.

Për aq më tepër, përderisa lejet ndërtimore u shitën me të madhe nga Shpend Jahti në lagjet ‘Mati’, ‘Hajvalia’, ‘Lakërishtë’, ‘Çagllavicë’, ‘Kalabri’, ‘Prishtina e Re-Zona Perëndim’, si dhe në shumë lagje të tjera, nga ai u bllokuan po në këto lagje lejet ndërtimore për qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e krimit e mafisë së ndërtimit. Përkundër të gjithave që bënë Shpend Ahmeti me grupin e mafisë në kryeqytet dhe rreth tij, Prokuroria Speciale hesht, me gjithë faktin se ka të deponuara kallëzime akuzuese për vepra penale në ‘krim të organizuar’ kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë!”, theksoi analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe qytetarët mbesin të zhgënjyer me mënyrën se si po vazhdon ta udhëheqë kryeqytetin kryetari aktual, Shpend Ahmeti.

Ata vlerësojnë se Prishtinën po e udhëheq mafia e nëntokës kriminale të ndërtimit, edhe me Shpend Ahmetin kryetar, që dy mandate, që nga maji i vitit 2014, kur Shpend Ahmeti kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar de facto i krimit të organizuar që ekzistonte e që fillet i kishte që nga vitet 2001/2002, por jo edhe kryetar i qytetarëve e qytetërimit që zbatojnë ligjin. Edhe analistët, por edhe qytetarët e shohin me shqetësim faktin se si i gënjeu e mashtroi qytetarët Shpend Ahmeti dy herë, duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore kundër mafisë së ndërtimit, duke akuzuar rëndë mafinë ndërtimore, e me të cilat kompani të njëjta ndërtimi sapo e mori nuk la gurë pa lëvizur në kërkim të “hises e mitos” nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore. Sipas analistëve, dhe qytetarëve të anketuar, Shpend Ahmeti asnjëherë nuk punoi për mirëqenie të qytetarit dhe projektet e tyre zhvillimore, por për vete dhe klubin e vet të tejinkriminuar, duke dhënë e shitur tenderë, leje ndërtimore e shumëçka tjetër dhe duke bërë pazare e duke shëtitur nëpër jahte të vëllezërve të inkriminuar Devolli dhe jo vetëm.

Nga analistët dhe qytetarët shihet me shqetësim fakti se si u bënë bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe miqtë më të mirë të Shpend Ahmetit pikërisht mafia e ndërtimit e lindur që në fillim të viteve 2000. Edhe analistët, por edhe qytetarët vlerësojnë se Shpend Ahmeti e degradoi edhe më shumë kryeqytetin, duke shitur leje ndërtimore vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë ndërtimore, pasi që po qe se qytetarët që nuk janë pjesë e mafisë ndërtimore kishin aplikuar, ata ishin refuzuar menjëherë pa pardon e pa ligj, edhe atë disa herë reshtë. Shpend Ahmeti akuzohet nga analistët se si po i kushtëzon pronarët e tokave në Prishtinë që për të marrë leje ndërtimi duhet dhënë tokat kompanive të ndërtimit që ai i preferon dhe janë pjesë e mafisë së ndërtimit.

Po ashtu ai akuzohet nga analistët se si u shitën me të madhe lejet ndërtimore në lagjet ‘Mati’, ‘Hajvalia’, ‘Lakërishtë’, ‘Çagllavicë’, ‘Kalabri’, ‘Prishtina e Re-Zona Perëndim’, si dhe në shumë lagje të tjera, kurse u bllokuan po në këto lagje lejet ndërtimore për qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e krimit e mafisë së ndërtimit që e kryeson vetë Shpend Ahmeti personalisht me grupin e tij kriminal. Krejt në këtë situatë shihet me shqetësim pse po hesht Prokuroria Speciale, edhe përkundër faktit se ka të deponuara kallëzime penale për vepra penale në “krim të organizuar” kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë. Edhe përkundër pyetjeve dërguara Shpend Ahmetit, kryetar i Prishtinës dhe Prokurorisë Speciale, asnjëra palë nuk janë përgjigjur.

Image
Gani Qarri

Qarri: Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Shpend Ahmetit u bënë pikërisht mafia e ndërtimit!

Sipas analistit politik Gani Qarri, Shpend Ahmeti asnjëherë nuk ka qenë i rreshtuar për interesin e qytetarit, prandaj vepron kështu. “Shpend Ahmeti, i cili kurrë nuk arriti të bëhet kryetar i qytetarëve dhe personifikim i atyre që zbatojnë ligjin, po vazhdon ta udhëheqë kryeqytetin bashkë me mafinë e nëntokës kriminale të ndërtimit, si kryetar në dy mandate që nga maji i vitit 2014, kur Shpendi kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar de-facto i krimit të organizuar që ekzistonte dhe fillet i kishte që nga vitet 2001/2002 e këtej, pa mundur asnjëherë të bëhet kryetar i njëmendtë i kryeqytetit dhe shembull i qytetërimit.

Ai gënjeu e mashtroi qytetarët dy herë radhazi, duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore dhe kinse akuzuar "rëndë" mafinë ndërtimore, i cili me kompani të njëjta ndërtimi, sapo e mori pozitën që i interesonte, nuk la gurë pa lëvizur në kërkim të “hises e mitës” nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore”, u shpreh ai.“Shpend Ahmeti asnjëherë nuk punoi për mirëqenie të qytetarit dhe projektet e tyre zhvillimore, por për vete dhe klubin e vet të tejinkriminuar, duke dhënë e shitur tenderë, leje ndërtimore e shumëçka tjetër dhe bërë pazare e shëtitur nëpër jahte të vëllezërve të inkriminuar Devolli dhe jo vetëm”, theksoi ai. Sipas Qarrit, bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe miqtë më të mirë të Shpend Ahmetit u bënë pikërisht mafia e ndërtimit e lindur që në fillim të viteve 2000, duke degraduar edhe më shumë kryeqytetin me shitjen e lejeve ndërtimore vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë ndërtimore, përderisa qytetarët, të cilët nuk ishin pjesë e mafisë ndërtimore megjithëse kishin aplikuar, u refuzuan menjëherë, pa pardon e pa ligj, edhe atë disa herë radhazi. “Shpend Ahmeti pronarët e tokave në Prishtinë i kushtëzon që për të marrë leje ndërtimi t`ua japin tokat e veta kompanive të ndërtimit, të cilat ai i preferon dhe janë në interes të mafisë së ndërtimit.

Për aq më tepër, përderisa lejet ndërtimore u shitën me të madhe nga Shpend Jahti në lagjet ‘Mati’, ‘Hajvalia’, “Lakërishtë’, ‘Çagllavicë’, ‘Kalabri’, ‘Prishtina e Re-Zona Perëndim’, si dhe në shumë lagje të tjera, nga ai u bllokuan po në këto lagje lejet ndërtimore për qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e krimit e mafisë së ndërtimit. Përkundër të gjithave që bënë Shpend Ahmeti me grupin e mafisë në kryeqytet dhe rreth tij, Prokuroria Speciale hesht, me gjithë faktin se ka të deponuara kallëzime akuzuese për vepra penale në “krim të organizuar” kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë!”, vijoi më tej Gani Qarri.

Image
Ragip Guraziu

Kërdi me lejet ndërtimore

Analisti Ragip Guraziu thotë se “Shpend Ahmeti i gënjeu dhe mashtroi qytetarët dy herë gjatë fushatës zgjedhore. Kështu duke akuzuar rëndë mafinë ndërtimore, e me të cilat kompani të njëjta ndërtimi sapo e mori pushtetin nuk la gurë pa lëvizur në kërkim të “hises e mitës” nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore. Është e pakuptueshme se si dhe pse hesht Prokuroria Speciale, edhe përkundër faktit se ka të deponuara kallëzime penale për vepra penale në “krim të organizuar” kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë."

"Kështu si është tani, nuk ka asnjë dilemë që vetë mafia e ndërtimit po vazhdon ta udhëheqë kryeqytetin, mafia e nëntokës kriminale, edhe pse Shpend Ahmeti është kryetar në dy mandate që nga maji i vitit 2014, kur Shpend Ahmeti kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar de-facto i krimit të organizuar që ekzistonte, e që fillet i kishte që nga vitet 2001/2002 , por jo edhe kryetar i qytetarëve e qytetërimit që zbatojnë ligjin”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”. Sipas tij, lidhjet më të ngushta të Ahmetit janë me Devollët.“Shpend Ahmeti asnjëherë nuk punoi për mirëqenie të qytetarit dhe projektet e tyre zhvillimore, por për vete dhe klubin e vet të tej inkriminuar, duke dhënë e shitur tenderë, leje ndërtimore e shumë çka tjetër dhe duke bërë pazare e duke shëtitur nëpër jahte të vëllezërve të inkriminuar Devolli dhe jo vetëm”, tha ai.

Guraziu thekson se në shumë zona ndërtimi në Prishtinë po kushtëzohen pronarët e tyre. “Po i kushtëzon Shpend Ahmeti pronarët e tokave në Prishtinë që për të marrë leje ndërtimi, duke u thënë se duhet dhënë tokat kompanive të ndërtimit që ai i preferon dhe janë pjesë e mafisë së ndërtimit. Me të madhe u shitën lejet ndërtimore nga Shpend Jahti në lagjet ‘Mati’, ‘Hajvalia’, ‘Lakërishtë’, ‘Çagllavicë’, ‘Kalabri’, ‘Prishtina e Re-Zona Perëndim’, si dhe në shumë lagje të tjera, duket u bllokuan po në këto lagje lejet ndërtimore për qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e krimit e mafisë së ndërtimit që e kryeson vetë Shpend Ahmeti personalisht me grupin e tij kriminal. Vërtet nuk dihet pse hesht Prokuroria Speciale, edhe përkundër faktit se ka të deponuara kallëzime penale për vepra penale në “krim të organizuar” kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Image
Bislim Aliu

Aliu: Mafia e ndërtimit, me Shpend Ahmetin kryetar, në dy mandate, po vazhdon të udhëheqë kryeqytetin!

“Pa dyshim mafia e nëntokës kriminale e ndërtimit, me Shpend Ahmetin kryetar, në dy mandate, po vazhdon të udhëheqë kryeqytetin, që nga viti 2014, kur Shpend Ahmeti i kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar, de-fakto i krimit të organizuar, që ekzistonte që nga vitet 2001-2002.

Dhe, për këtë Shpend Ahmeti, duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore dhe duke e akuzuar rëndë mafinë ndërtimore, e sapo e mori udhëheqjen, nuk la gurë pa lëvizur, në kërkim të "hises e mitës", nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore? Shpend Ahmeti asnjëherë nuk punoi për mirëqenien e qytetarëve dhe projektet e tyre zhvillimore, por vetëm për vete dhe klubin e vet të tej inkriminuar, duke bërë pazare e duke shëtitur nëpër jahte të vëllezërve Devolli?! Për këtë, Shpend Ahmeti e degradoi edhe më shumë kryeqytetin, duke shitur leje ndërtimore, vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë ndërtimore, e qytetarët, të cilët nuk ishin pjesë e mafisë ndërtimore, gjithnjë ishin refuzuar pa pardon e pa ligj disa herë rresht! Shpend Ahmeti po i kushtëzon pronarët e tokave në Prishtinë, që për të marrë leje ndërtimi duhet dhënë tokat kompanive të ndërtimit, që ai i preferon e që janë pjesë e mafisë së ndërtimit.

Ndaj, për këtë u shitën me të madhe lejet e ndërtimit nga Shpend Ahmeti në lagjet ‘Mati’, ‘Hajvali’, ‘Lakërishtë’, ‘Çagllavicë’, ‘Kalabri’, ‘Prishtina e re-Zona Perëndimore', si dhe shumë lagje tjera?! Ndaj, për të gjitha këto malverzime e parregullsi, a thua, pse po hesht Prokuroria Speciale, edhe përkundër faktit se ka të deponuara kallëzimet penale për vepra penale në 'krim të organizuar’ kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë”, tha Aliu për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

 Zeqa: Shpend Ahmeti është bërë de-facto kryetar i krimit të organizuar në kryeqytet

“Avazi i degradimit të Prishtinës me Shpend Ahmetin nuk ka të ndalur, ashtu siç nuk ka të ndalur sundimi i nëntokës kriminale në kryeqytet, gjegjësisht i shitjes së lejeve të ndërtimit nga grupi kriminal i klanit "Pronto" dhe "Coca Cola Zero".

Me të marrë mandatin e parë në maj të vitit 2014 si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti me lehtësi kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore në Prishtinë, duke u bërë de-facto kryetar i krimit të organizuar në kryeqytet, i cili zanafillën e kishte nga vitet 2001-2002, por jo edhe kryetar i qytetarëve dhe qytetërimit që zbatojnë ligjin dhe respektojnë rregullat e shtetit demokratik”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”. Gazeta i ka dërguar pyetje edhe Shpend Ahmetit, komunës së Prishtinës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe asnjë koment nga ana e tyre.

 Qytetarët, të zhgënjyer dhe të irrituar nga Shpend Jahti

Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta ndihen skajshmërisht të mashtruar nga Shpend Ahmeti, për të gjitha premtimet e dhëna, si në mandatin e parë edhe në të dytin. Madje ata theksojnë se një nga premtimet bombastike ka qenë edhe luftimi i mafisë ndërtimore dhe pikërisht edhe këtë nuk e ka bërë tash e gati 6 vjet në mandat të kryetarit.

Qytetari Fadil Rexhaj nga Kodra e Diellit i tha gazetës se për punën e Shpend Ahmetit në të dyja mandatet mesi mund t’i jepet një notë dysh i dobët, sikur të notohej me nota, sepse nuk e ka treguar as minimumin e rezultatit sipas premtimeve të dhëna, qoftë në mandatin e parë, qoftë në të dytin.“Dështimet e Shpend Ahmetit fillojnë që nga mirëmbajtja e qytetit, mbeturinat janë gjithandej dhe nuk bëhet pastrimi si duhet e sa duhet, por jemi dëshmitarë edhe për ndërtimet e larta, të cilat po vazhdojnë kudo dhe nuk po ndalen. Ai ka premtuar realisht gjatë fushatës që nuk do të lejon kësi kaosi të ndërtimeve, e ndërtimet realisht vetëm po shihen, e përse nuk po e kryen atë punë duhet të tregojë ai e ta pyesni atë. Pikërisht në këtë pjesë të Kodrës së Diellit është lagje me ndërtime të ulëta, por tani po shihet se çfarë ndërtimesh të larta janë bërë, 10,11, 50 kate…apo ku ta dish sa lart po shkojnë. Pra, po kemi ndërtime të larta edhe këtu ku nuk janë parashikuar si të tilla, por po ndërtohet pa kontroll e dhe në pjesët tjera periferike në zgjerim të Prishtinës. Kjo për mendimin tim do ta dëmtojë shumë pamjen dhe rregullimin me planifikim më të mirë të Prishtinës. Arsyeja pse do të dëmtohet është se përveç ndërtimeve të larta nuk po lihen as hapësira të mjaftueshme të gjelbërimit, qyteti po ngulfatet me beton e me asfalt.

Unë jetoj në afërsi të Shkollës Normale dhe atje është tjetër natyrë, është akoma gjelbërimi dhe Gërmia aty afër, por këndej mesi i qytetit, pjesa qendrore dhe pjesët e tjera periferike të ndërtimeve të larta nuk kanë hapësira gjelbërimi. Me këto gjëra Shpend Ahmeti nuk qëndron askund, sepse premtimet të cilat kanë qenë nuk janë askund. Pra, mafia e ndërtimeve po vazhdon e papenguar dhe kjo veç po shihet boll mirë”, tha qytetari Fadil Rexhaj për “Kosova Sot”. Ai shton se drejtësia duhet të merret edhe me akuzat që mund të jenë ngritur nga qytetarët për korrupsion me leje ndërtimi. Qytetari tjetër, Esat Sahitaj, po ashtu është shumë i drejtpërdrejtë sa i takon vlerësimit të premtimeve të pambajtura nga Shpend Ahmeti. Edhe për mafinë e ndërtimeve dhe për gjithçka tjetër. “Unë po them le t’i kishte përmbushur së paku vetëm 20% të premtimeve, ndoshta do të ishte njëfarë vlerësimi pozitiv, por as atë nuk e ka bërë. Madje, sipas mendimit, tim jo vetëm Shpend Ahmeti, por të gjithë po veprojnë kështu. Për mua secili është më hajn se shoqi, kape njërin e bjeri tjetrit. Nuk kanë bërë asgjë. Për më shumë tash janë bërë edhe një lloj klani. Deri dje Shpend Ahmeti e përqeshte LDK-në dhe i përqeshte edhe AAK-në e PDK-në, por tash nuk po bën asgjë. Nëse flasim nga shpirti, më mirë është që kryetar është Shpend Ahmeti sesa të ishte dikush i regjimit të serbit. Mirëpo, kur të kthehesh po duket sikur të shkojë serbi i vogël e të vijë serbi i madh, sepse tanimë këtë po ta bën dashamiri yt, po ta bën shqiptari”, tha Esat Sahitaj. Qytetari tjetër Ragip Berisha, nga lagjja e Arbërisë, thotë se gjithçka ishin fjalë e veprat askund.

“Fjalë ka pasur dhe ka sa të duash, por veprat askund. Edhe Shpend Ahmeti edhe të gjithë këta që po vijnë në pushtet pas zgjedhjeve vetëm interesin e tyre janë duke e shikuar. Në e dimë që pati premtuar luftimin e mafisë së ndërtimeve, por ai tani nuk është fare duke punuar për Prishtinën, e ka harrur Prishtinën. Asgjë nuk ka prej tij sikurse edhe prej të tjerëve. Të gjithë këta udhëheqës i kemi katastrofë, prandaj edhe nuk besoj fare që Shpend Ahmeti do të kandidojë edhe për një mandat tjetër me këtë mënyrë të udhëheqjes së Prishtinës”, theksoi Berisha për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)