Gruaja gjendet e pajetë në banesë, dëmtime në kokë dhe trup

  • 30 April 2019 - 09:23
Gruaja gjendet e pajetë në banesë, dëmtime në kokë dhe trup

Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë ne banese. Ngjarja ka ndodhur ne Memaliaj, ne fshatin Vagalat, ku gruaja eshte gjetur pa shenja jete. 

Gazetarja e Panorama raporton se gruaja eshte identifikuar si shtetasja Antoneta Hoxha dhe ka pasur  dëmtime në kokë dhe ne krahun e majte.

Gruaja jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët dhe njoftimi është bërë nga familjarët.

Nuk ka ende detaje rreth asaj qe mund te kete ndodhur, nderkohe qe policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

(Kosova Sot)