Mogherini formalisht mbetet ndërmjetëse e bisedimeve – por kur do të vazhdojnë ato?

  • 30 April 2019 - 09:30
Mogherini formalisht mbetet ndërmjetëse e bisedimeve – por kur do të vazhdojnë ato?

Macron e Merkel thonë se bisedimet do të vazhdojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian por nuk e përmendin me emër Federica Mogherinin të cilës mandati në krye të diplomacisë së BE’së i përfundon në muajin tetor. Por, mediumi gjerman, DW, thonë se pjesë e dialogut do të jetë përsëri Federica Mogherini.

Mediumi më i madh gjerman, Deutche Welle, ka raportuar se samiti i Berlinit ka përfunduar me pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë që të rifillojë dialogu. Sipas tyre, kjo ishte kërkesa e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron

Deutche Welle, shkruan se këtë lajm e ka bërë të ditur vetë qeveria gjermane, e cila po tenton që të i rrisë përpjekjet për një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve.

Sipas tyre, Kosova dhe Serbia janë zotuar që të kenë një rol konstruktiv në dialogun që do të vazhdojë, e që do të udhëhiqet nga Frederica Mogherini.

Udhëheqësit ballkanik, u mblodhën në Berlin të hënën, me ftesë të kancelares Merkel dhe presidentit Macron, e që sipas Deutche Welle, qëllimi i samitit ishte që të ndalojnë problemin që shkonte duke u përkeqësuar mes Kosovës e Serbisë.

Në këtë takim, u theksua rëndësia e arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, e që i dha BE-së shpresë për një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë.

(Kosova Sot)