Vdes gruaja që u lëndua në aksidentin tragjik që ndodhi në Gjilan

  • 30 April 2019 - 09:47
Vdes gruaja që u lëndua në aksidentin tragjik që ndodhi në Gjilan

Sot në mëngjes ka vdekur e mbijetuara e aksidentit tragjik në Gjilan, ku një kamion kishte goditur disa vetura duke lënduar disa persona dhe vdekjen e njërit.

Fatime Islami 84 vjeçare, vdiq pasi kishte mbetur e lënduar nga aksidenti që ndodhi me 7 mars në qendër të Gjilanit.

E ndjera ishte shtruar në repartin intensiv, por nuk ka arritur të mbijetojë nga lëndimet e marra.

Vdekjen e 84 vjeçares e kanë konfirmuar familjarët e saj, duke lajmëruar se gjyshja e tyre nuk i ka mbijetuar plagëve të marra, dhe varrimi i së ndjerës do të bëhet më 01.05.2019 në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Një tjetër person kishte mbetur i vdekur në këtë aksident dhe 27 tjerë ishin lënduar.

Shoferi dhe pronari I kompanisë “Uji I Pejës” kishin qenë në paraburgim për rastin, por masa e tyre është ndryshuar në fillim të këtij muaji ku ata nga paraburgimi ishin dërguar në arrest shtëpiak.

(Kosova Sot)