Viti: Një vajzë nga Shqipëria e bën për spital një vajzë tjetër

  • 30 April 2019 - 10:34
Viti: Një vajzë nga Shqipëria e bën për spital një vajzë tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Komunën e Vitisë, një vajzë, shtetase e Shqipërisë ka rrahur një vajzë tjetër, edhe ajo nga Shqipëria

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkaq, me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00.

“Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë, e cila ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë

(Kosova Sot).