Arrestohet një grua në Ferizaj, policia i gjeti armë

  • 30 April 2019 - 10:39
Arrestohet një grua në Ferizaj, policia i gjeti armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Komunën e Ferizajt kanë arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit të çantës i kishin gjetur një pistoletë me katër fishekë dhe një thikë

Me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që gjatë një kontrolli në çantën e saj janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë Ekol Special 9mm me 4 (katër) fishekë dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot)