Haradinaj i prenë nga fotografia Vuçiqin e Bërnabiqin

  • 30 April 2019 - 11:07
Haradinaj i prenë nga fotografia Vuçiqin e Bërnabiqin

Udhëheqësit e Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në Samitin e Berlinit, ku temë kryesore e diskutimit ishte Kosova dhe Serbia. Ky samit udhëhiqej nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Si rezultat i këtij takimi, Kosova dhe Serbia u pajtuan për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dialog ky nga i cili Vuçiq më parë kishte deklaruar se nuk do të vazhdojë pa heqjen e taksës. Por si duket qëndrimet kanë ndryshuar.

E ajo që vërehet në fotografinë e postuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, është fakti se ky i fundit i ka prerë nga fotografia presidentin dhe homologen e tij nga Serbia.

Ndërsa në fotografinë e postuar nga zv.kryeministri Behgjet Pacolli, një shkrepje e aparatit nga një kënd tjetër, shihen qartë edhe udhëheqësit nga Serbia.

Siç edhe mund të vëreni, në fotografinë e postuar nga Pacolli, në anën e djathtë të saj gjenden Bërnabiq dhe Vuçiq, ndërsa në fotografinë e postuar nga Haradinaj, mysafirët e ulur në pjesën e djathtë të tavolinës, nuk duken në fotografi.

(Kosova Sot)