Babai vret pesë fëmijët e tij dhe më pas i vendos në makinën me krimba

  • 30 April 2019 - 11:36
Babai vret pesë fëmijët e tij dhe më pas i vendos në makinën me krimba

Një baba i vrau pesë fëmijët e tij të vegjël dhe më pas i vendosi trupat e tyre në një makinë me krimba për rreth një javë.

Timothy Jones, 37 vjeçar thuhet se ka mbytur pesë fëmijët e tij, Merah tetëvjeçare, Elias shtatë, Nahtan gjashtë, Gabriel dy dhe Elaine njëvjeçare.

Jones, gjykimi i të cilit do të fillojë të hënën, i ka vendosur trupat e tyre në çanta plastike pas vrasjes në gusht të vitit 2014.

Para se ai të arrestohet në Misisipi, Jones thuhet se u ndal për t’i varrosur kufomat ne një kodër rurale pranë Camden, Alabama.

Zyrtarët që e kapën burrin, kanë raportuar se një erë e rëndë vinte në makinën e tij, e cila ishte e mbushur me krimba dhe rrobat e fëmijëve.

Ai është i akuzuar për vrasje dhe mund të dënohet me vdekje. Avokatët e Jones thonë se ai e ka në plan të paraqesë një mbrojtje psikiatrike.

Ish-gruaja e tij, Amber Jones, thotë se vrasjet ndodhën se babai i fëmijëve të saj ishte i droguar.

Image

(Kosova Sot)