Qarri: Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Shpend Ahmetit u bënë pikërisht mafia e ndërtimit!

  • 30 April 2019 - 12:11
Qarri: Bashkëpunëtorët më të ngushtë të Shpend Ahmetit u bënë pikërisht mafia e ndërtimit!

Sipas analistit politik Gani Qarri, Shpend Ahmeti asnjëherë nuk ka qenë i rreshtuar për interesin e qytetarit, prandaj vepron kështu. “Shpend Ahmeti, i cili kurrë nuk arriti të bëhet kryetar i qytetarëve dhe personifikim i atyre që zbatojnë ligjin, po vazhdon ta udhëheqë kryeqytetin bashkë me mafinë e nëntokës kriminale të ndërtimit, si kryetar në dy mandate që nga maji i vitit 2014, kur Shpendi kishte pranuar kushtet e mafisë ndërtimore dhe ishte bërë kryetar de-facto i krimit të organizuar që ekzistonte dhe fillet i kishte që nga vitet 2001/2002 e këtej, pa mundur asnjëherë të bëhet kryetar i njëmendtë i kryeqytetit dhe shembull i qytetërimit.

Ai gënjeu e mashtroi qytetarët dy herë radhazi, duke u thirrur gjatë fushatës zgjedhore dhe kinse akuzuar "rëndë" mafinë ndërtimore, i cili me kompani të njëjta ndërtimi, sapo e mori pozitën që i interesonte, nuk la gurë pa lëvizur në kërkim të “hises e mitës” nga krimi i shitjes së lejeve ndërtimore”, u shpreh ai.

“Shpend Ahmeti asnjëherë nuk punoi për mirëqenie të qytetarit dhe projektet e tyre zhvillimore, por për vete dhe klubin e vet të tejinkriminuar, duke dhënë e shitur tenderë, leje ndërtimore e shumëçka tjetër dhe bërë pazare e shëtitur nëpër jahte të vëllezërve të inkriminuar Devolli dhe jo vetëm”, theksoi ai. Sipas Qarrit, bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe miqtë më të mirë të Shpend Ahmetit u bënë pikërisht mafia e ndërtimit e lindur që në fillim të viteve 2000, duke degraduar edhe më shumë kryeqytetin me shitjen e lejeve ndërtimore vetëm për nëntokën kriminale dhe mafinë ndërtimore, përderisa qytetarët, të cilët nuk ishin pjesë e mafisë ndërtimore megjithëse kishin aplikuar, u refuzuan menjëherë, pa pardon e pa ligj, edhe atë disa herë radhazi.

“Shpend Ahmeti pronarët e tokave në Prishtinë i kushtëzon që për të marrë leje ndërtimi t`ua japin tokat e veta kompanive të ndërtimit, të cilat ai i preferon dhe janë në interes të mafisë së ndërtimit.

Për aq më tepër, përderisa lejet ndërtimore u shitën me të madhe nga Shpend Jahti në lagjet ‘Mati’, ‘Hajvalia’, “Lakërishtë’, ‘Çagllavicë’, ‘Kalabri’, ‘Prishtina e Re-Zona Perëndim’, si dhe në shumë lagje të tjera, nga ai u bllokuan po në këto lagje lejet ndërtimore për qytetarët dhe bizneset që nuk janë pjesë e krimit e mafisë së ndërtimit. Përkundër të gjithave që bënë Shpend Ahmeti me grupin e mafisë në kryeqytet dhe rreth tij, Prokuroria Speciale hesht, me gjithë faktin se ka të deponuara kallëzime akuzuese për vepra penale në “krim të organizuar” kundër Shpend Ahmetit e grupit të tij kriminal dhe mafisë së ndërtimit në Prishtinë!”, vijoi më tej Gani Qarri.

(Kosova Sot)