Kryeministri i Kroacisë jep detajet për atë që ndodhi në Berlin

  • 30 April 2019 - 12:21
Kryeministri i Kroacisë jep detajet për atë që ndodhi në Berlin

Shefi i Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenkoviq duke folur për Samitin e Berlinit ka thënë se as Kosova as Serbia nuk kanë lëshuar pe gjatë takimit në Berlin.

Plenkoviq ka thënë se bisedat për mundësinë e heqjes së taksës do të vazhdojnë më 1 korrik në Paris. 

“Kishte disa ide, megjithatë në këtë moment nuk janë afruar qëndrimet rreth heqjes së takës e as Beogradi nuk ka bërë ndonjë hap që në këtë fazë do të cojë drejt njohjes së Kosovës”, ka thënë ai.

Bazuar në deklaratat që janë bërë gjatë samitit, Plekovic ka thënë se është e qartë që Serbia dhe Kosova kanë qëndrime jashtëzakonisht të ndryshme.

Plenkovic ka folur edhe për kohën kur Kroacia do të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian gjatë vitit të ardhshëm, duke u zotuar se do të përpiqen që do të diskutojnë çështjet të cilat kanë mbetur të hapura ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore. 

Saimit i Berlinit ishte ftuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron. Nga atje Kosova dhe Serbia ishin zotuar se do të bëjnë përpjekje për t’iu rikthyer dialogut, qëllim ky është ishte kryesori edhe pse ishte thirrur takimi në kryeqytetin gjerman.

Megjithatë nga Kosova dhe Serbia nuk ka sinjale se diçka mund të nis shumë shpejtë. Heqja e taksës nga autoritetet kosovare nuk vihet në diskutim, ndërsa Serbia vazhdon të kushtëzojë kthimin në dialog, me heqjen e takssës.

(Kosova Sot)