Plagoset mësuesja në shkollën e Prishtinës

  • 30 April 2019 - 12:30
Plagoset mësuesja në shkollën e Prishtinës

Një nënë dyshohet se ka plagosur një mësuese në shkollën ‘7 marsi’ në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, mësuesja është dërguar në spital ndërsa policia janë brenda shkollës dhe po merren me rastin.

Drejtoresha e kësaj shkolle,Shpresa Çitaku ka konfirmuar se ka ndodhur një incident brenda shkollës por nuk ka dhënë detaje tjera.

(Kosova Sot)